Në Izmir të Turqisë të enjten me 21 maj disa xhami në qendër të qytetit transmetuan disa pasazhe nga kënga “Bella Ciao” në vend të ezanit, thirrjes rituale për faljen islame.
Të gjithë ata besimtarë që ishin në pritje të thirrjeve tradicionale për namazin e Ramazanit, u befasuan kur në vend të tyre dëgjuan disa pasazhe nga kënga “Bella Ciao”, e kënduar nga Grup Yorum në rrugët e qytetit.
Nuk është rastësi që video të tilla, të realizuara enkas për të tërhequr vëmendjen në një kohë të shkurtër, kanë bërë xhiron në rrjetet sociale dhe kanë detyruar autoritetet të ndërhyjnë.
Drejtoria për Çështjet Fetare e konsideroi ngjarjen një sabotim, duke nisur një hetim të brendshëm në lidhje me shkaqet e saj, ndërsa zyra e prokurorit të Izmirit hapi një hetim me qëllim gjurmimin e autorëve të ngjarjes.
Ndër të tjera, u nënvizua se do të penalizohen edhe të gjithë ata persona që shpërndajnë video të tilla në rrjete sociale, duke u ndjekur penalisht me akuzën e “veprave penale kundër vlerave fetare”.
Autoritetet thanë se ende nuk është zbuluar autori i ngjarjes, duke dyshuar se një ngjarje e tillë ishte një protestë kundër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.



