Myftiu i Shkodrës për protestat: Fëmijët tanë nuk janë kavie eksperimentale për gazin lotsjellës dhe dhunën barbare

Myftiu i Shkodrës për protestat: Fëmijët tanë nuk janë kavie eksperimentale për gazin lotsjellës dhe dhunën barbare

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për dhunën, përdorimin e gazit lotsjellës dhe rrezikun që u kanoset të rinjve.

 

Në hytben e xhumasë, mbajtur në xhaminë e Parrucës, Sytari u ndal te përplasjet mes protestuesve dhe policisë, duke kërkuar mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, por edhe respektimin e efektivëve që angazhohen për ruajtjen e rendit publik.

 

“Fëmijët tanë nuk janë dhunues e kavie eksperimentale për gazin lotsjellës, për shkopinjtë e hekurit e dhunën barbare që pamë gjatë ditëve të fundit”, deklaroi Myftiu i Shkodrës, duke dënuar mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar të rinjtë gjatë protestave.

 

Nga ana tjetër, ai theksoi se edhe punonjësit e policisë nuk duhet të jenë objekt dhune, fyerjesh dhe poshtërimi. “Edhe ata janë bij nanash e prindër fëmijësh të këtij vendi”, u shpreh Sytari, duke bërë thirrje për shmangien e përplasjeve dhe ruajtjen e paqes sociale.

 

Në mesazhin e tij, Myftiu kërkoi që situatës t’i jepet një zgjidhje e shpejtë, përmes angazhimit të institucioneve dhe njerëzve me përgjegjësi, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellin dhuna dhe përshkallëzimi i tensioneve në shoqëri.

 

Sytari e lidhi situatën e protestave edhe me shqetësimet më të gjera sociale, si varfëria, rritja e çmimeve dhe largimi i të rinjve nga Shqipëria. Ai kërkoi më shumë përgjegjësi për të ardhmen e vendit, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të largohen për të siguruar një jetë më dinjitoze.

 

Në përfundim, Myftiu i Shkodrës bëri thirrje për mbrojtjen e jetës, sigurisë së qytetarëve dhe pronës publike, duke e cilësuar paqen sociale dhe vëllazërinë si shtylla të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy