Covid-19/ Dika: Nxori në pah dobësitë e sistemit. Dasho: Shqiptarët paguan nga xhepi 250 milionë euro

Covid-19/ Dika: Nxori në pah dobësitë e sistemit. Dasho: Shqiptarët paguan nga xhepi 250 milionë euro

Mjekët Qamil Dika dhe Erion Dasho diskutuan në studio në lidhje me pandeminë Covid-19 dhe mënyrën si reagoi sistemi shëndetësor. Dika u shpreh se pandemia nxori në pah dobësitë e sistemit. Dasho tha se pandemia në Shqipëri u politizua, ndërsa sistemi shëndetësor nuk iu përgjigj dot nevojave të qytetarëve, të cilët harxhuan nga xhepi të paktën 250 milionë euro.

 

 

Qamil Dika 

 

Ishte një shkundje e sistemit global shëndetësor. Ne duhet të nxjerrim mësime mbi të gjitha mbi atë që e quajmë bioterrorizmi. Ne akoma jemi të paqartë çfarë ndodhi. Në vendin tonë pati disa qasje. Sistemi shëndetësor nxori në pah disa pika të dobëta: se pari në infrastrukturën shëndetësore. 

 

Akoma nuk kemi një plan strategjik për kriza të ngjashme. Mendoj që vetë sistemi ka disa instrumente që duhet t’i menaxhojë. 

 

Një nga sfidat globale të sistemeve është bioterrorizmi. Jemi në kufijtë e paqartësisë. Duhet të jemi edhe më të qartë në raport me atë që na pret në vijim. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe elastikë ndaj kapaciteteve. 

 

 

Erion Dasho

 

Kjo na mësoi se sistemet në të gjithë botën nuk ishin të përgatitura. Por pasi kaloi momenti i pasigurisë, u rikonceptua infrastruktura, të gjitha vendet arritën t’i përgjigjeshin. Në Shqipëri pamë një politizim të pandemisë. Kryeministri mori atributet e ministrave. Të mos harrojmë tanket në rrugë, oraret e karantinës në verë. Pati masa të palogjikshme që e shoqëruan pandeminë. Sistemi shëndetësor nuk u riorganizua siç duhet. Patëm një numër vdekjesh shumë më të lartë se vendet e tjera. Nëse ka një mësim që Shqipëria duhet të nxjerrë është që asnjëherë nuk duhet të merren me pandeminë politikanët, por specialistët. 

 

Mbi 250 milionë euro u paguan nga qytetarët nga xhepi për të përballuar pandeminë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy