Hapet Panairi i Punës dhe Karrierës/ Ekonomi: 120 kompani oferta punësimi

Hapet Panairi i Punës dhe Karrierës/ Ekonomi: 120 kompani oferta punësimi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi mori pjesë në çeljen për herë të parë të Panairit të Punës dhe Karrierës që u organizua nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Më tepër se 120 kompani private dhe institucione publike paraqesin ofertat e tyre të punësimit dhe zhvillimit të karrierës për qindra studentë”, tha Ekonomi.

Ministrja vlerësoi se, kjo është një mundësi e mirë për të gjithë studentët që i afrohen për herë të parë tregut të punës.

“Ky panair i organizuar jam besimplotë që do të vazhdoj të organizohet, i shërben edhe bashkisë, në një kohë të tillë kur Durrësi po bëhet gati të përjetojë transformimin më të madh historik të tij. Këto panaire janë një mënyrë për të shkuar më pranë të rinjve dhe për të dhënë sa më shumë informacion të drejtpërdrejtë për ekonominë e dijes”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy