Avokati Sevin Serjani thotë se ekonomia e dobët familjare është një ndër shkaqet e divorcit. Ai tha në studion e MCN Informacion se mungojnëpolitikat që mbështesin çiftet e reja dhe kjo i vë ata përballë sfidave që ndikojnë në martesë.
Ndodh shpesh që disa e vlerësojnë martesën, por duhet vënë në zbatim përgjegjshmërinë që lind nga martesa. Kush më shumë e kush më pak, jemi të gjithë të predispozuar. Pjesa më konservatore e shoqërisë ka një moment dobësie që e shpreh këtë gjë. Arsimimi është shpesh edhe shkak divorci.
Ka një element të rëndësishëm, probabiliteti për t’u martuar në Shqipëri. Me këtë emigrim masiv që kemi, kur të rinjtë ikin sapo diplomohen, ndodh që në momentin e parë që emigrojnë, ata shkëpusin marrëdhëniet me Shqipërinë. Në momentin e parë që ikën jashtë shtetit, individualiteti rritet trefish më shumë.
Nga ana e politikëbërjes është çështja e stimulimit të çifteve të reja. Duke mos u dhënë një mundësi që ata të ndërtojnë një investim të përbashkët përtej fëmijës, është një lidhje shumë e dobët. Nëse jeton në një shtëpi me qira, ajo nuk ka për të qenë asnjëherë e jotja. Kjo ka njëfarë ndikimi. Kompleksiteti i mosmartesës por edhe divorceve.



