Temperaturat shkojnë 37 gradë/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Temperaturat shkojnë 37 gradë/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Europën Qendrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell. Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara. Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 gradë celcius. Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e mërkurë por kryesisht ditët e enjte dhe e premte, ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy