Veterinerja tregon si të mbrojmë kafshët shtëpiake nga i ftohti dhe virozat

Veterinerja tregon si të mbrojmë kafshët shtëpiake nga i ftohti dhe virozat

Menaxherja e spitalit veterinar Ornela Mebelli, flet për kujdesin për kafshët shtëpiake nga i ftohti dhe virozat që mund të prekin macet dhe qenushët.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Mebelli këshilloi se gjëja e parë duhet bërë është që krijohet një ambient shumë i thatë.

Nëse e mbani një qen apo mace në oborr, e mira është të krijohet një strehëz që të jetë larg shirave dhe orëve të ftohta të natës, për të mos rënduar sëmundjen dhe marrjen e një mjekimi të gjatë.

Duhet treguar kujdes që qenushi të mos laget nga shiu, mirë është të ketë një mbrojtje ose xhupa specifikë që shmag lagien dhe erërat e ftohta.

Këtë periudhë macet kanë një tendencë të shëndoshen, pasi në këtë periudhë marrin masën dhjamore të cilën e përdorin në mënyrë që të mos ftohen.

Për mos tu ftohur në këtë periudhë është larja sa më e rrallë, sidomos nëse nuk thahen.

Kafshët shtëpiake duhen mbrojtur si me vaksina dhe medikamente të ndryshme dhe për këtë arsye duhet të shkojnë te mjeku veterinar.

Sëmundje të tjera janë ato të lëkurës, sidomos kur dilet në të ftohtë.

Ndaj duhet treguar kujdes në marrjen e vitaminave për mbrojtjen e putrave dhe qimeve, pasi putrat janë pjesa më e ndjeshme ndaj motit ekstrem dhe të lagësht.

Prandaj duhet të mbrojmë me doreza pjesën e putrave dhe me krem hundën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy