Familjarët e tre shtetasve të Kosovës që humbën jetën në Gjirin e Lalzit akuzojnë mjekët për neglizhencë.
Policia procedon dy mjekë të Manzës, ndërkohë që spitali "Nënë Tereza" në Tiranë thotë se tre anëtarëve të familjes Haliti u dha e gjithë ndihma e nevojshme.
Vdekja dyshohet se është shkaktuar nga helmimi me kërpudhat që viktimat kishin mbledhur vetë.



