Kërkojnë deklarimin e pagës minimale sipas ligjit, punonjëset e një rrobaqepësie në protestë (VIDEO)

Kërkojnë deklarimin e pagës minimale sipas ligjit, punonjëset e një rrobaqepësie në protestë (VIDEO)

Dhjetëra punonjëse të një rrobaqepësie në Bilisht kanë dalë në protestë me pretendimin se nuk kanë marrë pagën në bazë të ligjit që ka miratuar qeveria Rama.

Rreth 100 punonjëse kanë dalë jashtë godinës duke protestuar, pasi pretendojnë se marrin më pak se 200 mijë lek në muaj, ndërsa kërkojnë pagën minimale të vendosur nga kryeministri.

Nga ana e tij pronari i rrobaqepësisë Fatjon Shega, i kontaktuar nëpërmjet telefonit shprehet se punonjëset marrin pagesën sipas ligjit (30.000 lekë të reja) dhe kjo pagesë kalohet nëpërmjet bankës.

Sipas tij arsyeja që ato protestojnë është se kërkojnë rritjen e pagës sipas ligjit të ri të Janarit ku paga minimale është 32.000 lek te reja. Ai është shprehur se do të merren masa për të respektuar ligjin ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy