Nuk mjafton vetëm maska/ Eksperti Fauci: Duhen mbajtur edhe mbrojtësit për sy

Nuk mjafton vetëm maska/ Eksperti Fauci: Duhen mbajtur edhe mbrojtësit për sy

Kreu i ekipit amerikan të ekspertëve në luftën kundër COVID-19, mjeku Anthony Fauci ka porositur se mbrojtëset e syve janë shumë të rëndësishme për ta mbrojtur njeriun nga patogjenët, me qëllim që të parandalohet plotësisht përhapja e koronavirusit.

“Nëse keni syze noti apo të ndërtimtarisë që mbrojnë sytë nga dëmet e mundshme, atëherë duhet t’i përdorni”, tha Fauci për ABC News gjatë një bisede të realizuar live në Instagram.

Për shkak se koronavirusi është sëmundje ngjitëse dhe kalon lehtë përmes kanaleve të frymëmarrjes, ajrit dhe ndodh që të barten spërkalat kur dikush teshtit, atëherë është shumë e rëndësishme mbajtja e mbrojtëseve të syve.

Ekspertët e shëndetit publik e në veçanti Fauci vazhdimisht ka avokuar për një maskë universale mbrojtëse, por nuk ka arritur të bindë amerikanët që ta bartin dhe ta mbulojnë fytyrën.

Koronavirusi ende është duke u përhapur në shumë shtete amerikane, duke mos treguar as edhe një shenjë të dobësimit, e në anën tjetër presidenti amerikan Donald Trump është pro rihapjes së shkollave dhe bizneseve, duke bërë që ekspertë si Fauci të bëjnë thirrje për mbajtjen e pajisjeve të ndryshme mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy