Për shumë vite, studiuesit janë përpjekur të qartësojnë lidhjen midis vitaminës D dhe kancerit. Studimet epidemiologjike kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë pranë ekuatorit, ku ekspozimi ndaj rrezeve të diellit prodhon më shumë vitaminë D, kanë incidencë dhe shkallë mortaliteti më të ulët nga lloje të caktuara të tumoreve.
Në qelizat kancerogjene në laborator dhe në eksperimentet me minj është zbuluar se vitamina D ngadalëson përparimin e kancerit. Por rezultatet e provave klinike të rastësishme tek njerëzit nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë. Testi klinik i vitaminës D dhe Omega-3 (VITAL), i cili përfundoi në 2018, zbuloi se vitamina D nuk uli incidencën e përgjithshme të kancerit, por lë të kuptohet për një rrezik të zvogëluar të vdekjeve nga kanceri.
Në një analizë të re që është bërë së fundmi, një ekip studiuesish në Brigham dhe Spitalin e Grave është ngushtuar lidhja midis marrjes së suplementeve të vitaminës D dhe rrezikut të kancerit metastatik ose fatal.
Në studimin e publikuar në JAMA Netëork Open, ekipi raporton se vitamina D lidhet direkt me një ulje të përgjithshme të rrezikut prej 17 përqind për kancerin në faza të përparuara. Kur ekipi analizoi vetëm pjesëmarrësit me një indeks normal të masës trupore (BMI), ata gjetën një ulje të rrezikut prej 38 përqind, duke sugjeruar që masa trupore mund të ndikojë në marrëdhëniet midis vitaminës D dhe uljes së rrezikut të kancerit të përparuar.
"Këto zbulime sugjerojnë që vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të avancuar", thotë Paulette Chandler, një nga autoret e studimit.
"Vitamina D është një shtesë që është lehtësisht e disponueshme, e lirë dhe është përdorur dhe studiuar për dekada. Gjetjet tona, veçanërisht ulja e fortë e rrezikut që shihet tek individët me peshë normale, japin informacion të ri në lidhje me marrëdhëniet midis vitaminës D dhe kancerit të përparuar", thotë ajo.



