Respektimi i të drejtave të njeriut ka bërë hapa pas në Shqipëri. Në 25 vjetorin e Avokatit të Popullit, kryetarja e këtij institucioni, Erinda Balanca theksoi se një situatë e tillë është edhe në botë. Balanca kërkoi që Kuvendi të miratojë kartën e të drejtave të njeriut para integrimit në BE.



