Të hënën nis testimi i informatizuar për pranimet në Mjekësi të Përgjithshme

Të hënën nis testimi i informatizuar për pranimet në Mjekësi të Përgjithshme

Ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bën të ditur se testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues.

Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime.

Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:

Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/TESTIMI%20I%20INFORMATIZUAR%20I%20MATURANTËVE.pdf

Kalendarin e testimit të informatizuar.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Kalendari%20i%20Testimit%20të%20Informatizuar%20të%20Maturantëve.pdf

Njoftimin mbi procedurat e testimit.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Njoftim%20për%20Testimin%20e%20Informatizuar%20të%20Maturantëve%20në%20Kuadër%20të%20Pranimit%20në%20Programin%20Mjekësi%20e%20Përgjithshme.pdf

Faturën për arkëtim për provimet e digjitalizuara.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/fatura/Fature_provim_digjitalizuar.pdf

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy