Zbulohet rrjeti i errët i abuzimit të fëmijëve, qindra të arrestuar në 38 vende

Zbulohet rrjeti i errët i abuzimit të fëmijëve, qindra të arrestuar në 38 vende

Më shumë se 300 njerëz janë arrestuar pas zbulimit të një prej rrjeteve më të mëdha në botë që merrej me pornografinë e fëmijëve.

Sajti kishte më shumë se 200 000 video, të cilat ishin shkarkuar kolektivisht më shumë se një milion herë. Ai u mbyll në vitin e kaluar pasi një hetim në Mbretërinë e Bashkuar për abuzim seksual ndaj fëmijëve zbuloi ekzistencën e tij.

Të mërkurën, zyrtarët zbuluan se 337 përdorues të dyshuar ishin arrestuar në 38 vende.

Zyrtarët amerikanë zbuluan nëntë aktakuza kundër pronarit të faqes Jong Woo Son, 23 vjeç, nga Koreja e Jugut - ku ai ndodhet aktualisht në burg.

Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar tha se arrestimet ishin bërë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Amerikë, Korenë e Jugut, Gjermani, Spanjë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika Çeke dhe Kanada,  ndër të tjera.

Faqja, e quajtur “Welcome to Video”, drejtohej nga Koreja e Jugut dhe kishte gati tetë terabajt përmbajtje që përfshinte abuzimin e fëmijëve - qindra apo edhe mijëra orë video.

Prokurorët thanë që faqja kishte ofruar video të akteve seksuale që përfshinin fëmijë, foshnje dhe të vegjël - dhe posaçërisht u kishte kërkuar përdoruesve të mos ngarkonin video që paraqesin pornografi vetëm për të rriturit.

"Sajti ishte një nga të parët që ofroi video të tilla të neveritshme për shitje duke përdorur kriptovalutën bitcoin", tha Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. U zbulua gjatë një hetimi mbi pedofilin Matthew Falder nga Anglia, i cili u burgos për 25 vjet. Në Mbretërinë e Bashkuar, shtatë burra janë dënuar tashmë në lidhje me hetimin, përfshirë Kyle Fox i cili u burgos për 22 vjet marsin e kaluar për përdhunimin e një djali pesëvjeçar dhe i cili u shfaq në faqe duke abuzuar seksualisht një vajzë trevjeçare.

Rreth 23 fëmijë janë shpëtuar nga situatat aktive të abuzimit, tha grupi i përbashkët i punës në një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin. Ata po vazhdojnë të gjurmojnë fëmijët e tjerë që shihen në video. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy