Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, zhvilloi sot një takim me mësues, maturantë dhe prindër, për të diskutuar mbi disa nga problemet e evidentuara gjatë provimeve të maturës.
Gjatë takimit ministrja Kushi tha se “këto probleme do të na shërbejnë më pas për një analizë të thellë për rishikimin e plotë të Maturës Shtetërore në të gjitha aktet rregullatore dhe administrimin e plotë të saj”.
Disa ditë më parë pas shqetësimit të ngritur nga maturantët për provimin e matematikës MASR vendosi të plotësojë kërkesën e tyre për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë.
Po ashtu MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij.




