Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit, ka nxjerrë Shqipërinë me arritje të standardeve europiane në cilësinë e ujërave.
Ky lajm, për kryeministrin Edi Rama, është i mirëpritur, meqë sipas tij, përmirësimi ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve dhe kontrolleve për ruajtjen e mjedisit.
“Lajm i mirë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj,”- shkruan Rama.



