Lukashenko: S’ka zgjedhje të reja derisa të më vrisni

Lukashenko: S’ka zgjedhje të reja derisa të më vrisni

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, vijon të kundërshtojë zërin e fuqishëm të protestuesve.

Nuk do të ketë zgjedhje të reja derisa të më vrisni”, është shprehur kreu i shtetit.

Këto komente, Lukashenko i bëri ndërsa vizitoi një fabrikë në Minsk, gjatë së cilës u kritikua nga një grup punëtorësh që thërrisnin njëzëri “largohu!”.

Kjo është një tjetër shenjë që mbështetja për liderin në pushtet prej 26 vitesh, po bie.

Protestat masive dhe grevat kundër Lukashenkos nisën pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat u konsideruan nga vëzhguesit e pavarur dhe opozita si të pandershme dhe jo të lira.

Votimi i 9 gushtit është kritikuar edhe nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy