Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn është shprehur se presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk gabon në këmbënguljen e tij për reformimin e OBSH-së.
Spahn tha se ndryshime të tilla, duhej të prisnin deri me mbarimin e pandemisë.
Në një intervistë për “Financial Times”, ministri gjerman theksoi se Trump, i cili kërcënoi se do të ndërpresë fondet e SHBA-së për OBSH-në, nëse kjo e fundit nuk reformohet, ka të drejtë.
Ai tha se vendet duhet të jenë në dijeni të destinacionit të parave, duke shtuar se reformat duhet të synojnë qeverisjen dhe përgjegjshmërinë e OBSH-së.
Megjithatë, Spahn tha se në lidhje me këto çështje, duhej të pritej deri sa të kalojë pandemia.
“Në mes të një krize, kur zjarret janë duke u shuar nuk flitet dot për reformimin e zjarrfikësve”, theksoi Spahn, duke shtuar se do të ishte “diçka e keqe” që SHBA-të të largoheshin nga organizata.
40-vjeçari është diskutuar se mund të jetë pasardhës i mundshëm i kancelares, Angela Merkel.



