Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinohuni  sa më parë

Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinohuni  sa më parë

Me rritjen e rasteve të koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm në mbrojtje të shëndetit dhe jetës.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Manastirliu i bën thirrje gjithë personave 18+ që të shfrytëzojnë muajin gusht për të marrë dozën anticovid.  

Manastistirliu thotë se janë mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

"Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës.

Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar.

Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid-19", apelon ministrja Manastirliu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy