Koronavirusi shkakton mungesë kontraceptivësh në treg

Koronavirusi shkakton mungesë kontraceptivësh në treg

Kompania Karex Bhd, prodhuesi më i madh në botë i kontraceptivëve, ka lajmëruar një mungesë të prezervativëve në treg, për shkak të pandemisë Covid-19.

Prodhimi i pakët i tyre mund të rezultojë me pasoja dramatike për vendet në zhvillim, ku Kombet e Bashkuara prej vitesh punojnë për planifikimin familjar edhe përmes metodave kontraceptive.  

Malajzia, një nga vendet e para në botë për prodhimin e prezervativëve, ka regjistruar një numër shumë të vogël të prodhimit të tyre, duke ndikuar negativisht në bilancin e gjigandit malajzian Karex Bhd.

Për shkak të masave të marra që nga 18 marsi, kompania planifikon të prodhojë 200 milionë prezervativë më pak se zakonisht.

Bota po përballet me një mungesë të prezervativë. Ndërsa, po luftohet kundër virusit Covid-19, ka edhe çështje të tjera që duhet të analizojmë”, tha Goh Miah Kiat, drejtor ekzekutiv i Karex.

Megjithatë, Karex ka deklaruar se për klientët e kompanisë nuk do të mungojnë produktet e tyre.

Por, prodhuesit e tjerë në botë kanë vështirësi të sjellin produktet e tyre në treg për shkak të problemeve me transportin.

Sipas tyre, furnizimi global me kontraceptiv po zvogëlohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy