Patriarku që akuzoi homoseksualët për shkaktimin e pandemisë, infektohet me Covid-19

Patriarku që akuzoi homoseksualët për shkaktimin e pandemisë, infektohet me Covid-19

Patriarku i Kishës Ortodokse Ukrainase, Filaret që akuzoi homoseksualët se ishin përgjegjës për pandeminë Covid-19, doli pozitiv me koronavirus.

Lajmi është publikuar nga Kisha Ortodokse, e cila përmes një deklarate të shkurtër për mediat shpjegoi se “patriarku i nderit, 91-vjeç” u shtrua në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrushme, duke ftuar besimtarët të luten për shërimin e tij.

Në muajin mars, Filaret përmes një fjalimi publik akuzoi homoseksualët se ishin ata shkaktarët e pandemisë, e cila erdhi si një ndëshkim hyjnor për organizimin e martesave gay.

Një akuzë e tillë erdhi pas deklaratës së pastorit amerikan, Rick Wiles dhe rabinit Mei Mazuz, të cilët përdorën pandeminë për të dënuar homoseksualët, duke i bërë ata përgjegjës për përhapjen e virusit Covid-19 në botë.

Për më tepër, Filaret, bëri thirrje se edhe gjatë karantinës, besimtarët mund të komunikonin, pasi forca e Zotit nuk do ta lejonte infektimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy