Dyrmishaj: Në fe nuk ka dhunë! Çdo gjë që bëhet me imponim do e reflektojë frustrimin

Dyrmishaj: Në fe nuk ka dhunë! Çdo gjë që bëhet me imponim do e reflektojë frustrimin

Psikologe Edlira Dyrmishaj ndan bindjen se për të si besimtare myslimane, çdo grua mund të vishet ashtu siç ajo do të vishet dhe se ne nuk kemi lidhje me kulturën arabe, pasi kemi kulturën tonë shqiptare.

Ajo shpjegoi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV se zonjat apo vajzat që duan të mbajnë burkën kërkojnë dhe përpiqen që përmes kësaj të afrohen më shumë te Zoti, pasi e konsiderojnë adhurim shtesë dhe vullnetar.

Jam e qartë me parimet e mia që jam shumë ok ose shpresoj të jem shumë ok para Zotit. Ne asnjëherë nuk e dimë se çfarë na pranon Zoti dhe çfarë jo.

Kur themi nuk e dimë se çfarë pranohet ose jo, një njeri që është në tentativë për pranimin nga Zoti, është në përpjekje për t’u shpërblyer. Kemi disa parime, të menduarit mirë për Zotin.

Unë nuk jam hoxhë. Unë kam aq dije fetare sa për veten time, besoj se më mjaftojmë dhe për veten time.

Kur themi të mendosh mirë për Zotin, i referohemi një shprehje profetike, ‘O robi im ashtu si të mendosh për mua, ashtu do më gjesh’.

Paralelisht me shprehjen bëj edhe përpjekjet e mia që të realizohen. Nëse mendoj se Zotin do e gjej përkrahës në rrugëtimin tim, kështu do të ndodhë.

Lidhur me situatën në Iran, ku vajzat protestuese e hoqën shaminë dhe e dogjën, Dyrmishaj deklaroi se për ato vajza ajo shami nuk përfaqëson fenë, por rebelim ndaj një qeverie që me sa duket kanë abuzuar shumë kundër njerëzve.

Ndoshta ato gra nuk e mbajnë shaminë për hatër të Zotit, por për hatër të ligjit. Në fe nuk ka dhunë. Çdo gjë që bëhet me imponim do e reflektojë frustrimin dhe duhet ta reflektojë.

Myslimanët në Shqipëri dhe jo vetëm, janë shumë të zënë me hallet e përditshmërisë së tyre.

Personalisht kam parë një numër të konsiderueshëm vajzash dhe grash besimtare që kanë postuar goxha për këtë temë lidhur me situatën në Iran, duke thënë se ashtu si askush nuk na imponon heqjen e shamisë, nuk duhet të imponojë as mbajtjen e shamisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy