Pse studiuesit kanë frikë nga një valë e dytë e koronavirusit

Pse studiuesit kanë frikë nga një valë e dytë e koronavirusit

Puna e palodhur për të luftuar koronavirusin në Gjermani ka qenë e vështirë. Njerëzit s’mund të kujdeseshin për veten, të argëtoheshin, të pushonin dhe të shihnin koncerte apo aktivitete të tjera kulturore. Por masat e dhanë një efekt. Vendi duket se po lëshon një psherëtimë lehtësimi dhe shumë gjermanë tani po kërkojnë t’i kthehen normalitetit.

Në vend që t’u thonë qytetarëve që të qetësohen, studiuesit po ngrenë alarmin. Një valë e dytë, argumentojnë ata, do të përhapet në të gjithë vendin. Mund të ndodhë këtë verë, ose siç paralajmëroi Instituti Robert Koch në mars, mund të ndodhë më vonë, vjeshtë ose dimër. Kjo është pika kur shumë spitale mund të arrijnë kulmin e kapaciteteve të tyre.

Një numër i madh i epidemiologëve kryesorë pajtohen se tani nuk është më çështja nëse do të kthehet virusi, por kur…Dhe kur virusi SARS-CoV-2 të kthehet, pasojat mund të jenë më të rënda se sa ishin gjatë valës së parë. “Një valë infeksionesh si kjo, do të ketë një ndikim krejt të ndryshëm”, tha Christian Drosten, drejtuesi i departamentit të virologjisë në Spitalin Universitar Charite të Berlinit.

Por si mund të bëhet që këto masa emergjente, efektet anësore të të cilave kanë ulur në gjunjë ekonomitë e gjithë vendeve të botës, të jenë të mjaftueshme për të trajtuar armikun e tyre të vogël? A është e mundur që të parandalohet virusi, përpara se të shpëtohet edhe njëherë tjetër prej tij?

Shpjegimi mund të jetë befasues në fillim, por është gjithashtu i thjeshtë. Deri më tani, zinxhirët e infeksionit janë përqëndruar në zona të caktuara në Gjermani, në komunitete si Heinsberg në shtetin gjerman perëndimor të Rhine-Westphalia ose Rosenheim në Bavari. Por vala e dytë ka të ngjarë të mos dalë nga një numër i vogël zonash, por nga i gjithë vendi.

Covid-19 nuk njeh kufij, kufijtë e bashkive ose kufijtë kombëtar, ai përhapet në mënyrë të padukshme nga qyteti në qytet, derisa të jetë kudo. “Virusi do të vazhdojë të përhapet në Gjermani, përgjatë disa muajve dhe javëve të ardhshme edhe gjatë verës”, tha Drosten.

Kjo, fillimisht, nuk do të duket një situatë aq e keqe në sipërfaqe, pavarësisht se çdo zonë do të ketë disa pacientë të prekur nga koronavirusi. Megjithatë, nuk është aq e thjeshtë. Një shpërndarje e virusit në të gjithë vendin, do të nënkuptonte se epidemia mund të fillonte kudo, krejt papritmas dhe me një shpejtësi të madhe.

Ndezja e një zjarri në pyll

Mund të jetë një episod i njëjtë me një grup alpinistësh të cilët për t’u ngrohur kishin ndezur një zjarr në pyll, por shkëndijat e zjarrit krejt papritur i vunë flakën një bredhi aty pranë. Mirëpo, alpinistët arritën të shuanin flakët, duke menduar se kishin pasur fat dhe të sigurtë se kishin bërë gjithçka siç duhej, ata ishin ulur të flenë, por disa gaxa që s’ishin shuar ende po ndiznin dalëngadalë poshtë shtresave të tyre barishte dhe ashkla të thata, duke përhapur edhe më tej flakët e zjarrit. Së shpejti, një erë e lehtë do të mjaftonte dhe gjithçka që do të duhej për të ndezur një zjarr rreth tyre në pyll, ishte gati.

Vala e dytë e koronavirusit mund të ndodhë në mënyrë të ngjashme. Njëjtë ndodhi edhe gjatë gripit spanjoll një shekull më parë. Kujtohet se pas vales së parë, infeksioni vdekjeprurës u rikthye përsëri në shumë qytete gjatë periudhës së vjeshtës, duke mposhtur këdo gjatë sulmit të dytë.

Epidemiologët e përshkruajnë efektin e kësaj vale të dytë, duke përdorur numrin e riprodhimit të virusit, ose “R”, i cili përshkruan numrin e personave që mund të infektohen nga një person që është prekur nga virusi. Pa masa kontrolli, një person me Covid-19 infekton rreth tre ose më shumë njerëz. Në Gjermani, kjo vlerë aktualisht është shumë e vogël. Ky është një sukses i përkohshëm, por ende jo një fitore. Zinxhirët e infeksionit vazhdojnë të përhapen, në heshtje dhe pak më ngadalë se më parë.

Qëllimi i ardhshëm nuk do të jetë vetëm mbajtja nën kontroll e vatrave të shpërthimit të virusit, por edhe shpjegimet e nevojshme. Referuar një deklarate të Iniciativës Helmholtz, një grup kërkimor gjerman, theksohet se nëse qeveria lejon kontaktet mes njerëzve, aktiviteti i infeksionit do të rifillonte dhe mbingarkonte në mënyrë të pashmangshme sistemin shëndetësor brenda disa muajsh. Studiuesit rekomandojnë të zgjerohen sa më shumë kapacitetet e testimit dhe të gjurmimit të kontakteve nga autoritetet shëndetësore në mënyrë që epidemia të kontrollohet në një kohë të gjatë.

Vala e dytë e virusit mund të mos ndodhë për disa muaj. Por veprimet e sotme do të përcaktojnë nëse vendi do të jetë në gjendje t’a kontrollojë atë kur kjo të ndodhë./ Spiegel/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy