Izolimi i pjesës më të madhe të botës dhe Europës po shihet me dyshim nga Suedia, e cila ka vendosur të mosizolohet.
Në vendin nordik restorantet dhe baret janë të hapura, gjithashtu edhe fushat e lojërave dhe shkollat.
Autoritetet suedeze kanë bërë me dijet se qeveria po mbështetet në veprimet vullnetare për të penguar përhapjen e Covid-19.
Një strategji e tillë ka tërhequr vëmendjen e presidentit Donald Trump, i cili deklaroi me 7 prill se Suedia po i lejon njerëzit të dalin në grupe, por vendi do të pësojë vuajtje të mëdha, shumë të mëdha.
Nuk vonoi shumë, vetëm një ditë më pas, ministri i Jashtëm i Suedisë, Ann Linde tha se Trump është gabuar dhe se Suedia nuk po ndjek teorinë e “imunitetit të tufës”.
Sipas tij, ideja është të mos bllokojnë vendin dhe të mbështeten tek njerëzit e ndërgjegjshëm në lidhje me situatën.
Ai tha se një qasje e tillë ka të bëjë me inkurajimin e rekomandimin dhe jo detyrimin.
Në kohën kur Spanja kishte vendosur masat e izolimit për popullsinë, autoritetet suedeze po inkurajonin qytetarët të mbanin higjienën personale në një nivel shumë të lartë dhe të qëndronin në shtëpi nëse ishin të sëmurë.
Suedia ka raportuar deri tani 9 mijë e 114 raste të koronavirusit dhe 793 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.



