Në spitalin rajonal të Shkodrës së fundmi ofrohet edhe shërbimi i kimioterapisë. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka parë nga afër ambientet e reja të investuara në këtë spital në mënyrë që kimioterapia të mos bëhet më manualisht por me pajisje. Beqaj tha se tashmë këto shërbime jepen në 5 spitale rajonale përveç QSUT-së.



