Në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar rënie. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1590 testime të kryera janë zbuluar 716 qytetarë pozitivë me SARS-COV-2. Gjatë kësaj kohe ka pasur dy humbje jete: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.
Shpërndarja e rasteve të reja
303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.
Janë 8 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.



