Një protestë është zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte përpara bashkisë së Korçës.
Shoqata e të verbërve, ajo e invalidëve para-tetraplegjikë dhe personave të tjerë me aftësi të kufizuara kanë protestuar për indeksin e parave që ata nuk i kanë marrë gjatë periudhës 2005-2010.
Protesta ka ardhur pas gjyqit të fituar dhe ankimimimit që do ti bëjë Bashkia këtij vendimi.
Me pankarta në duar protestuesit i kërkojnë bashkisë të mos e apelojë vendimin e gjykatës e cila ka vendosur në favor të tyre për pagesat e prapambetura me qëllim zgjatjen e proceseve por të marrin sa më parë paratë e tyre.



