
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka njoftuar për fillimin e vitit të ri shkollor. Të shoqëruar me një albim ku pasqyrohet puna mbi punimet që po kryhen në ambientet e disa shkollave, Kushi bën të ditur se data e nisjes së vitit të ri shkollor është 1 shtatori.
“Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë. Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra!”, shkruan ministrja Kushi.



