Për shifrën prej rreth 8 mijë prindër që nuk paguajnë pensionin ushqimor, gazetari Besmir Pula thotë se shumica e nënave të divorcuara nuk e marrin pensionin ushqimor.
Nga studio e MCN Informacion, ai deklaroi se edhe përmbaruesit gjyqësor nga 25 raste, vetëm për 7 është arritur të merret pensioni ushqimor.
Sipas tij, vështirësia e përmbaruesve për ekzekutimin e vendimit të gjykatës vjen pasi shumë baballarë nuk marrin paga të rregullta në bankë.
Ka një pjesë baballarësh që në shumicën e rasteve edhe për çështje inati me ish-bashkëshorten e bëjnë me qëllim dhe nuk japin detyrimin financiar për fëmijët.
Detyrimet financiare variojnë në vlera shumë minimaliste 10-12 mijë lekë të reja në muaj për fëmijë.
Në rastet kur nuk jepet pensioni duhet të ndërhyjë edhe Shërbimi Social, në mënyrë që fëmijës të mos i mungojë minimumi jetik.
Problematike është se pavarësisht vendimeve të gjykata zbatueshmëria është në nivele minimaliste.
Në këto kushte që jemi duhet të funksionojnë mekanizma të tjetra të pushtetit vendor, për të ofruar pagesa të tjera për këto familje.
Pjesa më e madhe të të divorcuarave janë me paga minimaliste, me shtëpi me qira dhe me zor e përballojnë jetën.



