Basha uron Pavarësinë e Kosovës: Moment historik për çdo shqiptar

Basha uron Pavarësinë e Kosovës: Moment historik për çdo shqiptar

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha uron Pavarësinë e Kosovës, duke thënë se si sot 15 vjet më parë burrat dhe gratë e Kosovës kurorëzuan një përpjekje shekullore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij Basha deklaron se 17 shkurti 2008 është një moment historik për çdo shqiptar, ndërsa për të, një nga ditët më të bukura të jetës, kur si nip Kosove pa të bëhet realitet ëndrra e gjyshërve të mi.

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për këtë ditë, ata që e mbajtën gjallë ëndrrën dhe e përçuan ndër breza, ata që ranë në altarin e lirisë për ta mbrojtur atë, ata që sot fatkeqësisht po sakrifikojnë e po përballen me akuzat, dhe ata që çdo ditë po punojnë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Rruga drejt së ardhmes është e mbushur me sfida dhe këtë po e shohim përditë.

Jam i bindur se me maturi dhe vendosmëri, lidershipi politik dhe populli i Kosovës do t’ia dalin ti tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së konsolidimit të shtetit dhe integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugëtim Kosova nuk është vetëm.

Në krah të saj janë sot shqiptarët anembanë botës, janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe europianë që mundësuan ta gëzojmë këtë ditë të madhe.

Sot e përgjithmonë do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, të vendosur dhe krah për krah partnerëve tanë euroatlantikë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy