
7 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore. Fizikanët mjekësor në mbarë botën përkujtojnë 150 vjetorin e kësaj date.
Kjo ditë përkujtohet për nder të fizikanes dhe kimistes Marie Sklodoëska Curie, e njohur si pioniere për kërkimet e saj në fushën e radioaktivitetit.
Marie Curie kontribuoi shumë në të kuptuarit tonë të radioaktivitetit dhe efektet e x-rrezet. Ajo mori dy çmime Nobel për punën e saj të shkëlqyer, por vdiq nga leucemia, shkaktuar nga ekspozimi i saj i përsëritur ndaj materialit radioaktiv.
Në të vërtetë kjo është një ditë ndërgjegjësimi për të rritur rolin që fizika mjekësore dhe fizikanët luajnë në dobi të shëndetit dhe njerëzimit.
Kjo është dita kur ndërkombëtarisht kthehet vëmendja ndaj personave që punojnë dhe bashkëjetojnë me rrezatimet.
Fizika Mjekësore është për një qasje globale në mbrojtje të shëndetit të pacienteve dhe sigurisë së personelit të ekspozuar nga rrezatimi, në fushën e mjekësisë.



