Si do jetë fundjava/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Si do jetë fundjava/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Vendi ynë do të ketë një tjetër fundjavë e cila do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e kalimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me mot fillimisht në orët e para të ditës me kthjellime si dhe vranësira kalimtare. Më pas mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët. Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Lokalisht këto reshje mund të jenë problematike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe dita e diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore-malore në lindje të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy