
Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka pësuar një rritje të menjëhershme në krahasim me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 974 qytetarë të infektuar rishtas, raste të evidentuara pas kryerjes së 2153 testeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy të vdekur nga Covid-19: dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.
Ndërkohë 377 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.
Rastet e reja
438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.



