Gati drafti për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, Rama: Ka një vit që punojmë

Gati drafti për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, Rama: Ka një vit që punojmë

Qeveria shqiptare i ka dhënë dorën e fundit projektligjit që do të legalizojë kultivimin e kanabisit në vendin tonë për qëllime mjekësore.

Lajmi është konfirmuar këtë të shtunë në konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Mirëpo, zyra e delegacionit të Bashkimit Europian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

Në një reagim në Twitter, zyra e BE shkruan: "Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri."

Drafti është në fazë të avancuar dhe për të Rama tha se ka marrë dakordësinë e ekspertëve vendas dhe të huaj.

Kemi një vit që po punojmë, edhe pak dhe do të jetë gati. Ne asnjëherë nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, jemi konsultuar me ekspertë të huaj”, tha ai.

Kryeministri nënkuptoi se drafti është bazuar në përvojat e vendeve të tjera dhe shpejt do të jetë publik për konsultim.

Ideja fillestare për legalizimin e hashashit është hedhur nga ish deputeti socialist, tashmë kryetar i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, që në vitin 2014.

Të njëjtën ide, Kokëdhima e rihodhi në qarkullim gjatë vitit 2016, kur Qeveria u akuzua për kanabizimin e vendit.

Vetë Rama as e kundërshtoi dhe as e pranoi publikisht në atë periudhë, por përfaqësues të tjerë socialistë e cilësuan nismën si të parakohshme për kushtet e vendit tonë.

Por, në fillim të muajit prill nga goja e vetë Kryeministrit u shqiptuan fjalët se diçka kishte ndryshuar për këtë temë dhe se diskutimi i saj në Qeveri, jo vetëm nuk ishte më një tabu, por kishte marrë udhë.

"Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë. Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore, sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më të hapur, por jo, kaq", deklaroi Rama gjatë një interviste televizive.

Ndërkohë, në lidhje me këtë propozim të Qeverisë ka reaguar prerazi kundër Lulzim Basha.

Kryedemokrati hamendësoi se për këtë, Rama nuk kishte marrë asnjë "OK” nga ndërkombëtarët dhe se drafti që po shqyrtohet nuk është gjë tjetër veçse legalizim i kanabizimit të vendit, që kreu i opozitës e cilësoi "fakt të kryer".

Kërkoi legalizimin e kanabisit sepse ka nisur procesin e kanabizimit në të gjithë vendin. Partnerët janë të informuar shumë mirë për këtë", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy