COVID-19 i merr jetën mjekut në Tiranë, Manastirliu: Humbje e madhe për ne

COVID-19 i merr jetën mjekut në Tiranë, Manastirliu: Humbje e madhe për ne

Virusi COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Betejën me virusin e ka humbur doktor Ilirjan Draçi, i cili ka shërbyer si mjek dhe drejtues në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se mjeku do të mungojë në radhët e tyre. 

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci  Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë!”, shkruan Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy