
Reshjet e rëna gjatë natës kanë krijuar jo pak probleme në qarkun e Gjirokastrës. Në një komunikim me Skype, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se autoritetet vendore kanë vënë në dispozicion të gjitha mjetet për normalizimin e situatës. Golemi evidentoi zonat më problematike për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
Edhe herë të tjera ka qenë problematik përroi i Currës. Të gjitha mjetet janë përqendruar në këtë zonë për të normalizuar situatën. Problematike mbetet rruga e fshatit Zhulat. E gjithë rruga është marrë nga lumi. Në Zhulat janë 60 familje të izoluara. Shumë shpejt edhe kjo rrugë do bëhet e kalueshme.



