
Aplikacioni WhatsApp nuk do të funksionojë më në miliona celularë nga 1 shkurti i vitit 2020. Shërbimin e mesazheve të WhatsApp nuk do ta kenë pajisjet Andriod dhe iPhone të cilat kanë një sistem të vjetëruar.
ËhatsApp deklaroi se ky vendim ishte i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve të saj. Celularët që kanë një sistem Android 2.3.7 ose më të vjetër, si dhe ato iPhone me sistem IOS 8 ose më të vjetër, janë të prekura nga ky azhornim, thotë BBC.
"WhatsApp në mënyrë të qartë nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të siguruar që shërbimi i saj të mbetet i sigurt, megjithatë përballet me efektin e vështirë anësor që aplikacioni nuk është në pajtueshmëri me smartphone të vjetër", tha analisti i CCS Insight Ben Wood.
Sistemet operative për të cilat WhatsApp po heq mbështetjen e saj, janë sisteme të cilat nuk janë rifreskuar ose instaluar më në pajisjet e reja.
Shumica e përdoruesve thjesht do të jenë në gjendje të rifreskojnë sistemin e tyre operative në mënyrë që të vazhdojnë të përdorin shërbimin e mesazheve.



