“Mos ndiqni rutinën shqiptare”, Dika: Virozat nuk duhen neglizhuar, konsulta me mjekun e domosdoshme (VIDEO)

“Mos ndiqni rutinën shqiptare”, Dika: Virozat nuk duhen neglizhuar, konsulta me mjekun e domosdoshme (VIDEO)

Stina e nxehtë shoqërohet shpesh me viroza, të cilat prekin jo vetëm të vegjlit, por edhe të rriturit. Qamil Dika, pedagog i shëndetit publik, tha në studion e MCN Informacion se konsulta me mjekun menjëherë sapo shfaqen simptomat e para, është e domosdoshme.   

 

Shpesh ne përballemi me shprehjen sa të bëhem mirë, do të shkoj të konsultohem me mjekun. Shpesh ngatërrohet viroza e stinës me një ftohje nga kondicioneri. Ne këmbëngulim që pavarësisht simptomave të lehta në dukje, të paraqiten te mjeku. Kontakti i shpejtë me mjekun krijon lehtësi. Por nuk duhen neglizhuar edhe kontrollet e herëpashershme. Duhet pasur parasysh monitorimin e parametrave, ps.sh. një anemi e theksuar, e cila mund të rëndohet. 

 

Dika tha se kujdes i veçantë duhet bërë me fëmijët, për të shmangur kopmlikacionet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e temperaturave të larta. 

 

Fëmijët janë në një moment relaksi nga shkolla. Por duhen respektuar disa parime bazike të hidrimit. Mbrojtja nga rrezet e diellit është detyrim që duhet ta respektojmë të gjithë, të rritur e të vegjël. Frekuentimi i pishinave është një nga elementët e rëndësishëm. Ata që kanë kaluar një virozë duhet të rrinë larg pishinës dy javë. Nuk është gjithçka në ndërgjegjen e strukturave akomoduese. 

Fëmijët e vegjël nuk duhen lënë as në çadër në pikun e vapës. Ka një orar specifik dhe mund të rikthehen kur rrezet e dëmshme janë larguar. Frekuentimi nga ora 06:00 – 10:00 është i domosdoshëm. Por duhet të jemi të kujdesshëm me parametrat e imunitetit dhe me kohën kur duhet të adresohemi te mjeku dhe të mos bëjmë një rutinë shqiptare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy