4 qershori, Dita e Fëmijëve Viktima të Agresionit

4 qershori, Dita e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm-Viktima të Agresionit.

Kjo është festë e përvitshme që zhvillohet çdo vit më 4 qershor për të njohur dhimbjen që vuajnë fëmijët në mbarë botën, të cilët janë viktima të abuzimit fizik, psikik dhe emocional.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kjo gjithashtu është edhe një nxitje për një riangazhim të komunitetin ndërkombëtar drejt synimit për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve.

Shënimi i kësaj dite fillimisht është motivuar nga Lufta e Libanit të vitit 1982, ku viktima të agresionit nga forcat izraelite kanë qenë një numër i madh i fëmijëve të pafajshëm libanezë dhe palestinezë. Miratimi i kësaj dite është bërë pak më vonë në një takim të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 gusht 1982, që është thirrur për shkak të frikës nga numri gjithnjë e në rritje i viktimave civile, duke përfshirë edhe fëmijët.

Sot, dita fokusohet te fëmijët në mbarë botën që janë viktima të pafajshme të agresionit, dhunës dhe abuzimit.

Fatkeqësisht, fëmijët janë ndër viktimat më të pafajshme të dhimbjes dhe vuajtjes. Në mbarë botën, shumë fëmijë jetojnë në zona, ku lufta dhe konfliktet janë pjesë e rutinës së tyre të përditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy