
Rreth orës 18:00 ka përfunduar edhe protesta e thirrur nga Shoqëria Civile. Qindra qytetarë u mblodhën në bulevardin kryesor të kryeqytetit, kundër rritjes se çmimit të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike.
Nëpërmjet pankartave që mbanin në duar, qytetarët dhanë mesazhhe të ndryshme përsa i përket çështjes së rritjes së çmimeve. Një prej pankartave më pikante ishte ajo me mbishkrimin: “Me çfarë të ngrohem këtë dimër? Me dashurinë për shtetin tim?!”.


Ndërsa në duar, qytetarët mbanin edhe pankarta të tjera, ku shkruhej: “Varfëria është forma më e keqe e dhunës”, “Rroga 1=Naftë, Rroga 2= Energji, Pensioni i prindërve= Bukë, të tjerat= Kismet” dhe “Kushton më shumë buka sesa hashashi, çështje prodhimi”.

Ndërsa, një tjetër qytetar kishte zgjedhur një mesazh të shkurtër: “Mbahu Vietnam!”.




