Vaksina kundër HPV, ‘Human Papilloma Virus’ rekomandohet të kryehet edhe nga djemtë mbi 13 vjeç, arsye për të cilën prej janarit 2026, kjo vaksinë do të ofrohet falas në të gjitha qendrat shëndetësor. Ajo parandalon të gjitha sëmundjet që shkakton papilloma virus. Në pesë vite, këtë vaksinë e kanë kryer 45 mijë vajza të së njëjtës moshë.



