
Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditët e humbura të mësimit përgjatë këtij viti shkollor.
Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prill, 30 prill, 14 maj dhe 28 maj.
Së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.
NJOFTIMI
Bashkëlidhur gjeni shkresën e DPAP-së me nr.494 prot., dhe shkresën e MAS me nr. 1989/1 prot., ku miratohen datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit në institucionet arsimore parauniversitare.
Datat janë:
02.04.2022
30.04.2022
14.05.2022
28.05.2022



