Projekti i BE/ Haxhimali: Asistencë që do të afrojë më shumë bashkitë me Europën

Projekti i BE/ Haxhimali: Asistencë që do të afrojë më shumë bashkitë me Europën

Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, thotë se programi “EU4Municipalities II” i prezantuar sot në Durrës i cili parashikon 11 milionë euro nga Bashkimi Europian deri në vitin 2029 për forcimin e bashkive, ka të bëjë me asistencë teknike dhe jo projekte zhvillimore.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kjo asistencë do të shërbejë për të afruar më shumë bashkitë me Bashkimin Europian.

 

Është një projekt i cili ka ekzistuar dhe një fazë më përpara, që në objektivin e tij kishte forcimin e rolit të bashkive, rritjen e kapaciteteve dhe dhënien e granteve të vogla për bashkitë, se si të aplikojnë për fondet e Bashkimit Europian. 

 

Është një projekt mjaft i mirë, dhe ne pa mbështetjen e ndërkombëtarëve do të kishim shumë të vështirë, për tu përafruar disa rregulla, shtrëngesa, se si mund të aplikohen projektet. Dhe pse 11 milionë euro për gjithë bashkitë e Shqipërisë, sikur të jepen të gjitha për investime, nuk përbëjnë ndonjë volum të madh. 

 

E shikoj më gjerë se përfitimi material. Rëndësi ka standardi i shkrimeve të projekteve, standardi, stili, rregullat se si duhet të zbatosh financat, mënyra se si duhet të bëhen bashkë 2-3 bashki për të përfituar, se si duhen angazhuar palë të treta dhe shoqëri civile në këto projekte. Sa realisht do të ndryshojnë jetën e qytetarëve. 

 

Janë projekte të asistencës teknike, nuk janë projekte zhvillimore. Unë mendoj se projekti do të ketë sukses. Ajo asistencë do të shërbejë për të afruar më shumë bashkitë me Bashkimin Europian.

 

Bashkitë duhet ta kenë prioritet digjitalizimin, por ende diskutojmë se nuk kemi standarde. Sepse qytetarët ndjejnë mungesën e shërbimeve bazike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy