Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau i është bashkuar protestave kombëtare kundër racizmit të nisura nga vdekja e George Floyd.
Trudeau u fotografua teksa qëndronte i ulur në gjunjë bashkë me protestuesit e tjerë, teksa mbante një maskë të zezë mbrojtëse për shkak të koronavirusit.
I rrethuar nga truprojat e tij, ai u shfaq në protestën përpara Parlamentit.
Kryeministri Trudeau u ul tri herë në gjunjë, bashkë me protestuesit e tjerë, një gjest ky që është përdorur këto ditë për të protestuar kundër dhunës policore ndaj komunitetit afro-amerikan.
Protestat vazhduan edhe në disa qytete të tjera kanadeze, duke përfshirë Torotonton.
Mediat raportuan për mijëra qytetarë që kishin dalë në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.
Kryeministri kandaz u largua kur pjesa tjetër e protestuesve, nisën të marshojnë përpara ambasadës amerikane, shumë pranë godinës së Parlamentit.



