35 godinat e Qytetit Studenti janë pronë shtetërore dhe asnjë prej tyre nuk do t’i kthehet privatit. Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Rezidenciale, Olsi Shahini, hedh poshtë denoncimin e bërë nga aktivistë të shoqërisë civile se dy godinat, me numër 7 dhe 8 të boshatisura prej tetorit të vitit të kaluar do t’i kthehen privatit. Ai pranon edhe mungesën e kushteve në godinat e vjetra.



