Kryhet transplanti i parë për mushkëritë e prekura nga Covid-19

Kryhet transplanti i parë për mushkëritë e prekura nga Covid-19

Ekspertët e mjekësisë në Universitetin e Vjenës kanë kryer së fundmi me sukses një transplant të mushkërive të prekura nga koroanvirusi.

Mediat e huaja bënë me dije se ky është operacioni i parë ne Europë për sa i përket infeksionit Covid-19.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga një deklaratë për shtyp që dhanë mjekët. Ata u shprehën se pacienti 45 vjeçar i prekur nga Covid-19 nuk do të kishte mbijetuar ndryshe, ndërsa tani gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Ne mendojmë se pacienti ka një gjendje shëndetësore të mirë dhe nuk ka shfaqur probleme të mëdha”, tha shefi i operacionit të klinikës, Walter Klepetko.

Klepetko tregoi se 45-vjeçari përpara se të prekej nga Covid-19, nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër dhe ishte në një gjendje shëndetësore shumë të mirë.

Klinika e ka konsideruar operacionin për transplant si shumë të komplikuar, por të suksesshëm.

Ai tha se situata ishte e pashpresë, pasi mushkëritë ishin të bllokuara dhe nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç transplantit.

Sipas tij, të gjitha organet funksionojnë dhe ekimi mjekësor është shumë i kënaqur, por ne do të vazhdojmë t’a monitorojmë gjendjen shëndetësore të pacientit, derisa t’a nxjerrim nga spitali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy