Maqedonia e Veriut shënon 4 viktima dhe 162 të infektuar me COVID-19

Maqedonia e Veriut shënon 4 viktima dhe 162 të infektuar me COVID-19

Katër viktima dhe 162 persona të infektuar me koronavirus janë regjistruar të enjten në Maqedoninë e Veriut. 

Sipas raportit të publikuar, viktimat janë tre persona nga Shkupi të moshë 55, 80 dhe 81 vjec dhe një tjetër nga Shtipi, i moshës 81 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 743.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbi 200 persona të sëmurë me COVID-19 janë duke marrë terapi nga qelizat e tyre amë që sipas mjekëve të klinikës së hematologjisë dhe sëmundjeve infektive po japin rezultate në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Instituti i Shëndetit Publik të enjten ka regjistruar 109 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 18.138 nga të cilët 15.068 persona janë shëruar, 2.327 raste ende janë aktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy