Dëmet nga tërmeti/ Qindra qytetarë dynden për regjistrim tek Bashkia në Durrës (VIDEO)

Dëmet nga tërmeti/ Qindra qytetarë dynden për regjistrim tek Bashkia në Durrës (VIDEO)

Bashkia e Durrësit ka rihapur aplikimet për qytetarët të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ata kanë vetëm 24-48 orë kohë për të regjistruar dëmet që kanë pësuar banesat e tyre, për shkak se disa banorë nuk kanë arritur që të regjistrohen më herët.

Ndërkohë, kujtojmë që më parë ka qenë dhe një proces përmes aplikimit online por pjesa tjetër nuk ka mundur që të mbyllin me sukses të gjithë aplikimin.

Pavarësisht masave anticovid, ata kanë zënë radhë për të dorëzuar dokumentet për të përfituar nga grantet e rindërtimit, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Qytetarët të indinjuar ankohen për mos marrjen e masave në këtë kohë pandemie kur duheshin shmangur me patjetër radhët dhe fluksi. Ndërsa ka nga ata banorë që kanë shkuar tek prefektura që në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Po rrimë por të shkojmë në shtëpi do zëmë shtratin. Ç’i duam paret kur ne do të vdesim. Qeveria thotë se nuk duhet të rrinë më shumë se 10 veta, këtu janë 500. I kanë lënë aplikimet për të gjithë pallatet në një ditë, sikur nuk kanë tru”, janë shprehur baorë të Durrësit teksa prisnin në radhë.

"TvT" mëson se deri në orën 11:00 rreth 300 persona janë pajisur me numër për të qëndruar në radhë, ndërkohë që janë qindra të tjerë që presin. Ky fluks duket i pazakontë në këtë periudhë pandemie, ku janë të ndaluar grumbullimet e më shumë se 10 personave.

Mësohet se, për shkak se disa banorë nuk kanë arritur që të regjistrohen më herët, Bashkia e Durrësit ka vendosur të rihapë aplikimet në një afat prej 24-deri në 48 orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy