Pashkët katolike, urimet e politikës shqiptare

Pashkët katolike, urimet e politikës shqiptare

Besimtarët katolikë festojnë ditën e sotme Pashkët. Kësaj dite festivëe nuk i kanë munguar urimet e politikës, ku ndër të parët që ka uruar është Presidenti Ilir Meta.

Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë e ungjillorë dhe të gjithë popullit shqiptar urimet më të përzemërta, për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!

Ngjallja e Krishtit, që kremtojmë së bashku, shpall fitoren e jetës mbi vdekjen, të dashurisë mbi urrejtjen dhe të shpresës mbi dëshpërimin. Festa frymëzuese e Pashkës na fton për të mos harruar sakrificat e Krishtit për ne, për të dëshmuar me vepra shembullin e jetës së Tij, çdo ditë, duke qenë në shërbim dhe me përulësi pranë njerëzve në nevojë dhe për të mbajtur pranë zemrave tona këdo që vuan.Misioni i Krishtit ishte të na mësojë dhe të na tregojë rrugën e dashurisë ngadhënjyese, për të mos u dorëzuar tek materializmi dhe konsumizmi. Le të shërbejë ky shembull për të gjithë ne!

Për të ndërtuar një Shqipëri më të dashur dhe më të dhembshur, ku të ekzistojnë të gjitha hapësirat për një të ardhme të sigurt. Në këtë mënyrë do të ndalim shpopullimin dhe në veçanti largimin e të rinjve. Sonte është koha për t'u gëzuar dhe për të falënderuar Zotin duke shpallur: Krishti u ngjall! me të vërtetë u ngjall! Nga mot gëzuar Pashkën!

Kryeministri Edi Rama, duke ndarë një fotografi vezësh me ngjyra në Facebook, shkruan, “Mirëmëngjes, Gëzuar Pashkët Katolike.

Edhe kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët me rastin e festës.

Të nderuar besimtarë që kremtoni sot Ringjalljen e Krishtit, ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Kjo ditë e shenjtë, simbol i ringjalljes së shpresës, uroj të ndriçojë mendjet dhe forcojë shpirtrat tuaj me besimin se do të kapërcejmë sfidat dhe vështirësitë e shtuara në jetët e familjeve shqiptare, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të begatë. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar Pashkën qysh mbrëmjen e lënë pas:

Gëzuar Pashkën! Të dashur miq, sonte besimtaret katolikë në Shqipëri dhe mbarë botën kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Hyjit, Krishtit mbret dhe së bashku me ta të gjithë besimtarët e Zotit kremtojnë pra shpresën e pashuar dhe përjetësinë. Me këtë rast le të urojmë të gjithë katolikët shqiptarë, të gjithë besimtarët e Zotit; Gëzuar Pashkën! Pashkët e tjera gjithnjë e më mirë të na gjejnë! Lavdi Krishtit mbret që ndryshoi botën dhe njerëzimin! Në ditën e Pashkës, kujtohet Ringjallja e Krishtit.

Në mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë, u mbajt mesha e vigjiljes së Pashkëve, shoqëruar me ritet përkatëse, pas dy vitesh kufizime nga pandemia. Pas meshës së mbajtur në mesnatë, besimtarët e krishterë u drejtuan në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ngjall.

Pashka është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera, të cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy