Ritmi i ngadaltë me të cilin po përparon rikonstruksioni i tregut të Vlorës është bërë shqetësim për tregtarët. Ata thonë se shitjet kanë rënë dhe çdo vonesë në përfundimin e projektit është kosto për ta.
Rikonstruksioni i tregut të madh në qytetin e Vlorës, i nisur që prej muajit maj, po krijon vështirësi për tregtarët, të cilët shprehen se ritmi i ngadaltë i punimeve ka ndikuar dukshëm në rënien e shitjeve.
Ndonëse e konsiderojnë një investim të domosdoshëm, ata thonë se rënia e xhiros po ndikon në të ardhurat familjare.
